Brazil, 2 qershor 2014 – Titujt kryesorë të televizioneve lokale ne Brazil tregojnë se prostitutat në vend po përgatiten për kupën e botës duke marrë leksione mbi gjuhën angleze dhe përdorimin e kartave të kreditit. 

Në qendër të qytetit Belo Horizonte janë 23 shtëpi publike, të njohura lokalisht si “zonat”. Ato janë të fshehura në shkallët e ngushta midis dyqaneve në qendrën e zymtë të qytetit, një vend kaq gri, në pjesë, sa që ju do ju dukej se mund të jeni në Bashkimin Sovjetik të vjetër, me përjashtim të diellit përvëlues. Aty pranë, në një zyrë bosh në katin e fundit të një qendre tregtare, një pjesë e vogël prej 2,000 apo më shumë prostitutash që punojnë në qytet janë duke marrë mësime në anglisht nga një vullnetar, në mënyrë që të sigurohen të ardhura  mbi gjashtë ndeshjet që stadiumi Mineirão i qytetit do të presë (duke përfshirë edhe një gjysmë-finale).

Santo- një grua që ka ushtruar “profesionin” e prostitutës, tregon: “Sigurisht, prostitutat e qytetit do të marrin më shumë para me Kupën e Botës”- thotë gruaja pesëdhjetë vjeçare. “Në klubet e natës ato do të te fitojnë shuma marramendëse, është normale që djemtë turistë ti kërkojnë ato, ata gjithmonë kështu veprojnë sidomos tani me Kupën e Botës do të jenë me shumë turistë se kurrë” –shprehet gruaja. 

Por përveç anës së përfitimit të parave, ajo tregon edhe anën e errët të gjithë këtij profesioni. Duke rrëfyer pjesë nga jeta e saj ajo tregon se, “ Është një ngjarje e tmerrshme të shohësh se si meshkujt dalin dhe shohin në derën e tyre përpara se të vendosnin .Ndodh rrallë por ndonjëherë ka dhe përdhunime.  Unë vetëm kujtoja se kam për të sjellë ushqim në shtëpinë time dhe  kam për të paguar faturat, e kështu që nuk kam pasur zgjedhje  por kam kaluar jetën time duke punuar në këtë dhomë.  Kam humbur aq shumë nga jeta”- tregon gruaja.

I vetmi gëzim që mbush zemrën e gruas është vajza e saj, përparimi mbresëlënës i vajzës së vet, duke kaluar nëpër dy prej universiteteve më të mëdha në qytet. Ajo është tani duke studiuar për mjekësi në Portugali. "Unë kurrë nuk kërkoj askënd për asgjë," thekson Santo. "Dhe kjo është e vlefshme kur unë shoh atë që fëmija im ka bërë. Ajo është kaq e bukur dhe kaq e zgjuar, kështu që pse duhet të jetë turp? Pse duhet ndonjëra prej nesh të ketë turp?"