Durrës, 30 maj 2014  –  Hedhja në erë me 150 kg C4 e pallatit tek Shkëmbi i Kavajës  ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Hotele, bare, lokale dhe banesa kanë dalë jashtë funksionit. INUK nuk ka përllogaritur valën goditëse, e cila ka dëmtuar të gjithë ndërtimet në një perimetër prej 500 m nga vendi i shpërthimit. 

Televizioni Abcnews, në një kronikë të tij, pasqyron shqetësimin e biznesit, që ndihet i pafuqishëm për të rregulluar dëmet e shkaktuara në objekte dhe për të nisur mbarë këtë sezon turistik. Shumë prej tyre ndihen të shokuar nga dëmi i shkaktuar.

Përllogaritjet e specialistëve të xhenios dhe INUK për të hedhur në erë pallatin pa leje me 150 kg C4 janë bërë gabim. Vala goditëse ka shkaktuar një dëm të ngjashëm nëse në secilin objekt pranë do kishte shpërthyer  500 gram tritol

Në këtë zonë, ky sezon turistik u mbyll këtu. Për atë çfarë u ka ndodhur askush nuk ka ardhur ti pyesë këta njerëz. Pak minuta pas shpërthimit punonjësit e INUK u larguan me shpejtësi.

Dëmtimet shtrihen në një perimetër prej 500 metra nga vendi i shpërthimit. Lokale, hoteli, bare dhe banesa kanë dalë jashtë funksionit.