Itali, 30 maj 2014 – Policia italiane duke përdorur metodat speciale të hetimit si përgjimet telefonike e ato ambientale arriti të zbulojë veprimtarinë e një bande hajdutësh, që vidhnin banesa dhe vila në zonën, që shtrihet nga Napoli në Kazerta.

Ndër personat për të cilët gjykata preu urdhër arrestet janë dhe shqiptarët:

– Ardit Jakimi, 22 vjeç, i cili në moshën 19 vjeçare është arrestuar për vjedhje banesash dhe makinash në qytezën e Pocuolit (Pozzuoli) afër Napolit së bashku me kushërinjtë e tij Alfred Jakimi dhe Gazmir Jakimi, si edhe Bashkim Rizani, 33 vjeç, Qerim Cami, 27 vjeç dhe Denis Dema, 18 vjeç.

– Albert Imeti, 27 vjeç, i cili u përlesh me karabinierët gjatë  arrestimit në qytezën e Teverolës afër Kazertës, si edhe Genc Kaja, 28 vjeç.

Kjo bandë hajdutësh futej natën nëpër shtëpi madje edhe me të zotët e shtëpisë duke fjetur brenda. Banda vidhte sende të arta, gurë të çmuar, para kesh, çeqe postale e automjete.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/