E premte, 30 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Dje në Kuvend, debati me Islamin, Rama: Humba prej teje në 2009”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Akuzat për motrën e Kodhelit, ambasada e SHBA për Berishën: Jemi të skandalizuar

–   Historia, Kadare: S’e kam takuar më kurrë ish- të dashurën

–   Të përndjekurit, 107 emrat që do të marrin këstin e parë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “SHBA paralajmëron Berishën. Deklarata e ish-Kryeministrin për motrën e Kodhelit skandalizon Ambasadën Amerikane në Tiranë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Rama: Qeveria Berisha, trafik droge me avionë

–   Shtyhet edhe 1 vit afati për pronat, zbardhet formulari i aplikimit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Rama: Droga me avion që në kohën e Berishës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Raporti: 10 biznesmenët më të pasur, ja përqindjet që kanë nëpër kompani

–   Rrëfimi i Ismail Kadaresë: Roma i ri, historia ime e dashurisë me “Emën”

–   Vrasja e vajzës, flet kushëriri: Policia na ktheu në mes të mortit

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Ismail Kadare: E dashura e fakultetit, përdorimi letrar i saj”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Qeveria Berisha, dëmshpërblimi i pagës për 12 vite

–   Të përndjekurit, lista me 107 përfituesit e rradhës

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Rama: S’do ti bëjmë sehir drejtësisë. Komisioni hetimor ka gjetur prova për trafik droge me avion në kohën e Berishës”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Vrasja e shtatzënës, babë e bir kërcënuan anëtarët e familjes të mos tregonin

–   KLD rrëzon të gjitha kërkesat e Naços

–   Vrasja e Ilia Karelit, vihet në dyshim ekspertiza greke

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Qarkorja e Sali Berishës për masakrën e 21 janarit: Ambasadorë, mbroni vrasjet në bulevard dhe grushtin e shtetit me çadra-pistoletë e thika me helm”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   SHBA përvëlojnë Berishën: Na skandalizove me shpirfjet në Kuvend, refleto menjëherë

–   Edi Rama: Sali Berisha i përfshirë në trafik droge, kemi provat e trafikut me linjë ajrore para 23 qershorit, janë fakte tronditëse

–   Enverizmi ndez Kuvendin, Meta: Berisha dhe Topalli fobi nga LANÇ dhe Enveri, jam krenar për Kongresin e Përmetit

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Rama: Kemi prova të forta. Trafiku me avionë është bërë në kohën e PD”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Akuza për motrën e Kodhelit në Kuvend, ambasada e SHBA: Jemi të skandalizuar, Berisha të reflektojë

–   FLE shpall 10 më të pasurit dhe më të suksesshmit e Shqipërisë, kryeson Samir Mane

–   Gjobat fiktive, shkarkohen 13 oficerë të Policisë Rrugore

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Kartoni i kuq amerikan. Deklarata më e egër e ambasadës amerikane prej 23 vitesh. Reagon ish-kryeministri ndaj amerikanëve: Kam prova të forta kundër ambasadës”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   10 njerëzit më të pasur në Shqipëri. Samir Mane, i pasuri i më të pasurve të Shqipërisë

–   Emrat e 107 ish të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim

–   Rama: Prova tronditëse për trafik droge para 23 qershorit

–   PD-PS, replika për Enverin dhe sherrin e deputetëve në Kuvend

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/