Tiranë, 29 maj 2014 – Antidroga e Tiranës ka zbuluar një skemë të trafikimit të drogës duke përdorur si maskim gjatë transportit, mobiljet.  Efektivët e rendit kanë sekuestruar rreth 60 kg marijuanë, brenda një dollapi që transportohej si mobilje për t'u shitur.
 
Dy persona e arrestuar si pjesë e furnitorëve të grupeve të drogës në Tiranë janë Hysen Hysa, 68 vjeç nga Mati, banues në Kombinat dhe Nard Deliu, 28 vjeç, lindur dhe banues në Nikël të Krujës.

Droga dyshohet se vinte nga zonat e thella të Krujës. Aksioni i antidrogës është kryer në orët e pasdites në rrugën Siri Kodra.
 
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/