29 maj 2014 – E dini që informacioni më i drejtë rreth shëndetit tuaj seksual është nga doktori juaj, por për çfarëdo arsye ju mund të këshilloheni edhe nga interneti.

Probleme i vetëm është se jo të gjitha informacionet në internet janë të sakta.

Më poshtë mund të lexoni disa nga mitet kryesore rrethet jetës seksuale, e për të cilat shumica e njerëzve mendojnë se janë informacione të sakta.

  • 1. Miti: Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme mund të merren përmes ulëses së tualetit

Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme ose infeksionet nuk mund të jetojnë jashtë trupit për një periudhë të gjatë kohore e aq më pak në të ftohtë, ose në një sipërfaqe të fortë siç është ulësja e tualetit.

Plus ato nuk janë prezente në urinë, kështu që mundësitë që ju të prekeni nga sëmundjet nga një ulëse tualeti të përdorur më parë janë zero.

  • 2. Miti: Nuk mund të mbeteni shtatzënë në herën e parë të marrëdhënieve seksuale

Tingëllon si diçka që do të iu përshtatej, por ka arsye që të mos e besoni

Ju mund të ngeleni shtatzënë herën e parë të marrëdhënieve seksuale sikurse çdo herë tjetër,

Në fakt, statistikat tregojnë se 20 për qind të femrave mbesin shtatzënë në muajin e parë të fillimit të marrëdhënieve seksuale.

  • 3. Miti: Nuk mund të mbeteni shtatzënë gjatë ciklit menstrual

Duket e vështirë por jo e pamundur, veçanërisht nëse nuk përdorni masa mbrojtëse. Disa femra kanë cikël të gjatë menstrual që nënkupton se mund të jenë në fazën e pjellorisë edhe kur janë me menstruacione.

Për shembull nëse ju keni cikël të shkurtër, për shembull 21 ditë dhe perioda juaj zgjatë një javë. Nëse kryeni marrëdhënie seksuale afër fundit të periodës tuaj, ju mund të mbeteni shtatzënë.