SHBA, 29 maj 2014 – Një tjetër çift i famshëm i shtohet botës së Hollywood. Sipas mediave amerikane mes regjisorit Quentin Tarantino dhe aktores Uma Thurman, ka lindur një histori dashurie.
20 vite pasi Tarantino zgjodhi Turman për një film të tij, lidhja përveçse profesionale mes tyre ka avancuar më tej.
Çifti u fotografua pak ditë më parë në Kanë, ndërsa revista amerikane “Us Weekly", shkruan se, “Muza më në fund është e tija. 20 vjet nga Pulp Fiction, konfirmohet se lidhja e tyre ka kaluar në një stad të ri. Kanë pasur një flirt në të kaluarën dhe tani kanë kaluar në një lidhje serioze. Ai e do Umën prej vitesh”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





