Tiranë, 27 maj 2014 – Përplasen deputetët në ambientet e Kuvendit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përplasur me njëri-tjetrin deputeti i PD-së, Gent Strazimiri dhe ai i PS-së, Armando Prenga.
Debatet mes tyre kanë nisur që në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Mësohet se gjithçka ka nisur pas një komenti të deputetit Strazimiri në Komisionin e Ligjeve. Duke iu drejtuar mazhorancës, në kohën kur diskutohej për KLD, Strazimiri ka thënë “Ngrini grup kontrolli siç bëtë edhe për SHISH”.
Për deputetët e mazhorancës komenti i Strazimirit është përkthyer si ironi dhe ngacmim politik. Pikërisht ky koment është bërë indicie për të nisur më tej debati.
Ndër të tjera bëhet me dije se, është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të evituar sherrin mes të dyve. Po ashtu bëhet me dije se kanë ndërhyrë edhe deputetët në Komision.
Deputeti i Kurbinit Armando Prenga është i njohur edhe për një sherr me deputetin e PD-së Edi Paloka në seancën e Kuvendit.
Deputeti i Kurbinit Armando Prenga është i njohur edhe për një sherr me deputetin e PD-së Edi Paloka në seancën e Kuvendit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





