E martë, 27 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Përdhunuesi ekzekutohet në pritë me 10 plumba. Historia me femrat e maniakut”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Flet zv.ministrja Sula: Skemë pensionesh për të internuarit

–   Tiranë, grabitet me maska dhe armë banesa e tregtarit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Ish-kreu i Euralius: Presidenti e ministri, jo në KLD”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ekzekutohet Arben Tollia, intervista e fundit: Shkova me gra deputetësh

–   Novruz Qosja: Nusja më goditi djalin me thikë, donte ta vriste

–   Edi Rama takon hollandezët: Statusi, të mos bishtnohet më

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Ushtria, sistem i ri gradash. Komisioni i Ligjeve diskuton sot ligjin për karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Deklarimi, greva e urisë, dhëndri i Berishës sulmon Arvizu

–   Akuzat, prokurori italian: Nuk kemi dijeni për trafikun e drogës me avion

–   Vëtëvrasja në Prush, familja e viktimës: Djali na tha se mamin e vrau babi

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “BE të mos bishtonë përsëri, Edi Rama flet nga Haga: Europa gjithnjë e më e paparashikueshme”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ekzekutohet Arben Tollia, “Kazanova” i sapoliruar nga burgu

–   Çuçi: Himara bashkohet me Vranishtin e Lukovën, nuk është minoritet

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Berisha-Basha presion Llallës për dosjen e Grida Dumës, ja si e pushoi kryeprokurori për tre ditë kallëzimin e Albert Palit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Eksperti i BE: Gjyqtarët që mbyllën Gërdecin dhe 21 janarin u promovuan, të shkrihet L:D, i gjithë gjyqësori është i zhytur në korrupsion

–   Berisha jep udhëzimet në mbledhjen e PD: Të sulmohet meta për enverizmin dhe Kongresin e Përmetit

–   Heshtja e Ramës për dosjet korruptive të Sali Berishës & CO dhe paqja me monopolet

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Përplasja me procesin e legalizimit. Ligji i ri “fshin” ndërtimet pa leje, ja cilat rrezikojnë të prishen”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ekzekutohet për xhelozi Arben Tollia, nis gjuetia për fotot kompromentuese të 380 femrave

–   Qeveria “në sulm” për statusin, Rama në Holandë: Do jetë më e lehtë se në dhjetor

Trafiku me avion nga Gjadri, Llalla: Hetimi ka nisur, kemi prova konkrete

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Zgjedhjet, “cunam” në Palamentin Europian. Rama: Bashkimi Europian mbetet i paparashikueshëm”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Lista, gjobiten 20 kompani karburantesh

–   Deklarata, Ngjela reagon ashpër mbi zarfin mafioz të Ramës te Nishani

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/