Durrës, 26 maj 2014 – Një vrasje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 22.30 të së hënës në komunën Xhafzotaj, në Durrës.
Shtetasi Arben Tollia, rreth 50 vjeç, është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën. Vrasja ka ndodhur pranë shkollës 9 vjeçare të zonës, ndërkohë që autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
I vrari ishte një emër i njohur për policinë e Durrësit, pasi ishte person me precedentë penalë dhe kishte përfudnuar në pranga disa herë. Nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarja dhe po kryen veprimet e para hetimore.
Arben Tollia ishte dënuar me 12 vite burg nga drejtësia shqiptare për akuzën e përdhunimit. Ai akuzohej se kishte abuzuar me disa femra, madje edhe gjatë kohës që doli me leje nga burgu u akuzua nga një tjetër femër për përdhunim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





