SHBA, 23 maj 2014 – Me sa duket vizat për në SHBA do të lehtësohen për qytetarët e vendeve të tjera. Kjo nga ana e Presidentit të SHBA-së Barack Obama shihet si investim pasi vizitorët do të mund të shpenzojnë para në hotele, restorante, atraksione dhe biznese të tjera gjatë kohës që qëndrojnë në SHBA.   

Obama, para 2 vjetësh ka përshpejtuar procesin e marrjes së vizave nga qytetarët e Kinës dhe Brazilit, hapa të cilët kanë zvogëluar pritjet e vizitorëve për të shkuar në SHBA.   

"Besoni ose jo, turizmi është eksport", ka thënë Obama javën e kaluar.   

"Dhe nëse ne e bëjmë më të lehtë ardhjen e vizitorëve të huaj në SHBA, ata do të shpenzojnë para në atraksione amerikane, dhe kjo do ta rrisë ekonominë për të gjithë”, tha presidenti amerikan. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/