Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës për depozitimin në Kuvend të kërkesës nga rreth 50 deputetë për shkarkimin e tij. Kreu i shtetit e cilëson këtë kërkesë si “shashkë” dhe bën thirrje që përqendrimi të jetë tek mbyllja e procesit zgjedhor, që siç thotë Meta nuk ka përfunduar ende.

Postimi i plotë:

Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore

Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi…

Posted by Ilir Meta on Monday, May 3, 2021