22 maj 2014 – Falë informatave nga ‘Degy Entertainment’, agjencia për rezervime të koncerteve, ‘Price Onomics’ ka përpiluar një listë në të cilat gjendet çmimet fikse për koncerte, të cilat i kërkojnë disa nga yjet më të famshëm të ditëve të sotme.Edhe pse thuhet se këto çmime janë fikse, disa burime thonë se ato edhe mund të negociohen, mirëpo, dallimi në çmim mund të jetë shumë i vogël.Edhe pse lista ka qenë shumë e gjatë, ‘Price Onomics’ ka ndarë këngëtarët në katër kategori, ndërsa në foton që përcjell këtë shkrim, gjenden këngëtarët të cilët nuk e hapin gojën pa së paku 100 mijë dollarë, por edhe ata që kërkojnë mbi një milionë dollarë për koncert, siç është Madonna, Bon Jovi, Justin Timberlake, Justin Bieber, Bruce Springsteen, etj.