22 Maj 2014 – Teuta investoi shumë gjatë sezonit të fundit, duke ndërhyrë fuqishëm si në merkaton e verës dhe atë të dimrit. Përpos afrimeve të shumta, durrsakët mbyllën një nga sezonet më të këqija, pasi mbetën jashtë përfaqësimit në Europë. Në këto kushte, pritet që të ketë ndryshime në organikën e Teutës. Të gjithë lojtarët që erdhën gjatë merkatos së janarit, me shumë gjasa, nuk do të rikthehen më në Durrës, të paktën për të luajtur për ngjyrat e Teutës, pasi u ka mbaruar kontrata 6-mujore që i mbante lidhur me “djemtë e detit”. Një pjesë e mirë e tyre nuk bindën, disa nuk patën mundësi të shprehnin talentin e tyre, pasi nuk u aktivizuan. Ndërkaq, në mëdyshje drejtuesit janë për Samb, Shalën dhe mbrojtësin Badalli, të cilët mund të rikthehen te Teuta. Për drejtuesit, kjo verë do të jetë e mbushur me punë, sepse skuadra do të riformatohet për sezonin e ardhshëm, ku bregdetarët me shumë gjasa do të kenë objektiva madhorë. Shumë shpejt drejtuesit durrsakë do të ndërmarrin bisedime me një pjesë të mirë të organikës, ku shumë lojtarëve u kanë përfunduar kontratat. Pritet një merkato tejet intensive, ku pa dyshim do të kërkohet që të mos përsëriten gabimet që u bënë në sezonin e fundit. Ditët në vijim pritet që presidenti Hasanbelliu të takohet me lojtarët për të ribërë marrëveshjet tashmë të përfunduara. Joel, Pajtim Badalli, Berisha, Maskatiello dhe Kalu u larguan në fund të kampionatit dhe ka pak gjasa që të rikthehen sërish. Klubi nuk e ka zyrtarizuar largimin e tyre. Shala, Samb dhe Badalli ka gjasa të qëndrojnë edhe për sezonin e ardhshëm, por klubi durrsak në ditët në vijim do të angazhohet me kontratat. Ndërkaq, në dilemë mbetet edhe çështja e trajnerit, sepse nuk dihet ende nëse do të konfirmohet Biturku, apo do të kërkohet një trajner tjetër. Pavarësisht se tashmë janë jashtë Europës, tifozëria durrsake ka uruar Flamurtarin për kupën dhe skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në arenat ndërkombëtare, për një ecuri sa më të mirë në kompeticionet europiane. “Përfundon sezoni! Urime Flamurtarit për kupën e fituar dhe u urojmë një paraqitje sa më dinjitoze të gjitha skuadrave shqiptare në Europë! Keqardhje për Teutën, pasi pas tre vitesh mbetet jashtë Europës”, – postonin në rrjetin e tyre social ultrasit e Teutës. “Djemve të detit” nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Teuta, largohen të ardhurit e merkatos së janarit, në dilemë edhe trajneri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
44 foto e dokumenta të rralla të Aleksandër Moisiut i dhurohen UAMD-së (VIDEO)
DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut
Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri
Tragjedi pas tragjedie/ Djali gjendet i pajetë në dyqan, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin





