TIRANE, 22 maj 2014 – Vijojnë prej pasdites së djeshme greva e urisë e te larguarve nga administrata. Dhjetë grevistët e parë, pjesë e shoqatës së të larguarve nga puna, janë gdhirë në çadra.
Grevistët kanë paralajmëruar pjesëmarrje të gjerë në grevë, dhe pikërisht rreth orës 10:00 katër punonjës të tjerë të larguar nga puna i janë bashkuar çadrave ku po zhvillohet greva, duke e çuar në 14 numrin e grevistëve.
Të larguarit nga puna, pjesë e grevës së urisë, kanë parashtruar pesë kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Ata kërkojnë që të zbatohen vendimet e gjykatës për t'u rikthyer në punë, vendime për të cilat ata pretendojnë se nuk janë zbatuar ende. Grevistët kërkojnë të bëhet transparenca e numrit të të shkarkuarve nga puna dhe marrjen e përgjegjësive për trajtimin e legjislacionit të administratës.
Ndërkohë autoriteti shëndetësor ka vënë në dispozicion të grevës një ekip mjekësor dhe një ambulancë vijon të qëndrojë pranë grevistëve. Dy mjekë kanë kryer kontrolle sa i takon gjendjes shëndetësore të grevistëve. Për të inspektuar nga afër gjendjen e grevistëve, kanë shkuar dhe përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit. Grevistët janë vizuar dhe nga deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Mesila Doda.
GREVISTET E URISE
1. Nertila Qafzezi, ish-specialiste Zyra e Punës, Tiranë
2. Petrit Fejzullai, ish-financier ISKSH, Drejtoria Rajonale Tiranë
3. Astrit Lika, ish-mirëmbajtës ISKSH
4. Artan Murrizi, ish-inspektor, Ministria e Drejtësisë
5. Prel Vukaj, ish-punëtor gjelbërimi, Ndërmarrja Nr.2 Qyteti Studenti
6. Ludovik Berisha, ish-inspektor zjarrfikëse Berat
7. Agron Dervishi, ish-inspektor, ISSH Gjirokastër
8. Vera Picaku, ish-inspektore AKU, Tiranë
9. Olgerta Shkurti, ish-specialiste Zyra e Punës, Tiranë
10. Gladiola Bardhoshi, ish-specialiste, ndërmarrja e trajtimit të studentëve
11. Sokol Ukperaj, ish-ekonomist te Sigurimet Shoqërore
12. Edmond Idrizi, ish- kryeinspektor te Drejtoria e Burgjeve
13. Mehmet Cemurati, ish-gardist
14. Mimoza Boçari, mjeke





