Durrës, 21 maj 2014 – Për një 27 vjeçar nga Durrësi, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, pasi ka aksidentuar një fqinjën e tij me motor.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, rreth orës 18.20, në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.
27 vjeçari A.N. ka qenë duke udhëtuar me motoçikletën tip Yamaha me targa NZE 897, kur ka aksidentuar këmbësoren S.C., 43 vjece, banuese në lagjen nr. 15.
Në momentin kur është ndaluar nga forcat e rendit, 27 vjeçari ka pranuar se po e drejtonte motorçikletën, i papajisur me leje drejtimi. Fatmirësisht 43 vjeçarja e aksidentuara ndodhet e shtuar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
27 vjeçari A.N. akuzohet për vepren penale “Drejtim mjeti pa dëshmi apo në gjendje të dehur”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





