Tiranë, 21 maj 2014 – Dhjetë anëtarë të Shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga Puna kanë nisur një grevë urie në qiell të hapur, në lulishten pranë Piramidës.Janë 4 gra dhe 6 burra që kanë nisur grevën. Policia nuk lejoi ngritjen e çadres prane Kryeministrise, ne te cilen do te futeshin per nisjen e nje greve urie te larguarit nga puna ne administratë. Ata patën një tentativë tjetër në lulishten para Piramidës, por që edhe aty ndërhyri policia duke çmontuar çadrën, e cila sapo ishte ngritur.

Kyetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga Puna, Nertila Qafzezi, tha se kanë marrë miratimin me anë të një shkresë, por që sipas saj, nga ana e policisë janë bërë gabime.

Gjithçka është situatë alarmante. I bëjmë thirrje të gjithë popullit shqiptarë të vijnë të na mbështesin, policia po i shërben Edi Ramës dhe askujt tjetër.”- tha Qafzezi.

Ajo u shpreh se me çadër ose pa të, të larguarit nga puna në administratë do ta vazhdojnë grevën e urisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes, ka mbërritur edhe deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila ka dëgjuar pretendimet e grevistëve.Bregu e cilësoi si të papranueshme këtë situatë, ndërsa kërkoi reagim të menjëhershëm të të gjitha strukturave shtetërore.

Sipas policise, çadra nuk do te lejohet te ngrihet, pasi perfaqesuesit e grevisteve nuk kane marre leje ne polici.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/