SHBA, 21 maj 2014 – Tre vajza të vogla janë vrarë në Torrence të Kalifornisë, në SHBA, ditën e djeshme. Policia ka gjetur në skenën e krimit nënën e tre fëmijëve të shtrirë pranë trupave të pajetë në një krevat me to, duke mbajtur në dorë një mantel, i cili i mbulonte trupin.
Autoritetet kanë arrestuar 30 vjeçaren Carol Coronado, e cila dyshohet të jetë autore e krimit. Viktimat e vogla kishin moshën 2 muajshe, 2 dhe 3 vjeçe.
Hetuesit kanë gjetur një skenë krimi të tmerrshme. Tre vajza të vogla të shtrira në krevat dhe të mbuluara nga një pellg gjaku. Pranë tyre, e shtrirë tërësisht e zhveshur e ëma, e cila mbante në dorë një thikë. Sipas policisë, e ëma kishte tentuar të printe venat. Ajo është dërguar më parë në spital për t'u mjekuar dhe më pas është shoqëruar në burg.
Ajo që ka vënë në dijeni policinë ka qenë gjyshja e viktimave. Në momentin e vrasjes, babai i foshnjave gjendej në një ofiçinë aty pranë, duke rregulluar makinën. Një fqinjë pranë shtëpisë ku ka ndodhur ngjarja ka dëgjuar ulërima dhe qarje.
“E ëma ishte e mbuluar me gjak në fytyrë dhe krahë. Vetëm një ditë më parë i kisha parë të voglat dhe i kisha përshëndetur”, tha fqinja.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





