Tiranë, 21 maj 2014 – Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë 8 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtare nga Interpoli. 

Sipas njofitmit të Policisë së Shtetit, mësohet se, Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane sot u bë i mundur ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i 8 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për krime të rënda si pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje në rrethana rënduese etj.. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer gjatë operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në muajt janar-shkurt 2014. 

Me një avion të posaçëm të autoriteteve italiane, rreth orës 11:00, realizuan ekstradimin drejt Italisë, i shtetasve: 

Gëzim Xhemal Gjini, vjeç 57, banues në Luz/Krujë. Ky shtetas akuzohet dhe është në proces gjykimi nga Gjykata e Udines, Itali, për “Shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion klandestin.Gjate ekstradimit te 8 te kerkuarve (1) 

Eugen Enver Caushi, vjeç 29, nga Fieri. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj shtetasit Eugen CAUSHI, Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje për prostitucion”. Ky shtetas është arrestuar më datë 04.02.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. 

Eder Avdulla Dorzi, vjeç 31, nga Tirana. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje për prostitucion”. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e policisë në Tiranë më datë 03.02.2014. 

Rigers (Daniel) Qemal Hysa, vjeç 40, nga Burreli. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Romës, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit datë 12.06.2013, për kryerjen e veprës penale të “Organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni”. Ky shtetas është arrestuar më datë 11.01.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. 

Dorjan Shefqet Doçi, vjeç 40, nga Tirana. Gjykata e Apelit Milano, me vendim datë 16.11.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge”, parashikuar Kodi Penal Italian. Ky shtetas është arrestuar më datë 30.01.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. 

Ardian (Adrian) Thoma Allkanjari, vjeç 43, banues në fshatin Gradishtë, Lushnje. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit nga Zyra e Prokurorit të Milanos, (në vijim të vendimit të Gjykatës së Apelit Milano, datë 18.12.2007, definitiv më datë 07.05.2008), për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje“, dënuar me 9 vjet 11 muaj burg. Ky shtetas është arrestuar më datë 12.02.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnjë. 

Mikelo Agim Kararaj, i regjistruar me gjeneralitetet e Daniel Lika, vjeç 28, nga Patosi, Fier. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj shtetasit Mikelo KARARAJ, Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni, trafik droge”, ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier më datë 03.02.2014. 

Arlind Nuredin Allasufi, vjeç 32, banues në Kavajë. Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës në Padova, ka lëshuar më datë 21.11.2007, Urdhër–burgimin, pasi duhet të shlyejë dënimin prej 16 vjet e 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”. Ky shtetas është arrestuar më datë 17.02.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. 

Ekstradimi i këtyre shtetasve nga Shqipëri drejt Italisë është bërë, mbështetur në Marrëveshjen dypalëshe të Ekstradimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/