DURRËS, 21 maj 2014 – Para disa ditësh, rreth 10 tonë mbeturina u grumbulluan dhe u hoqën nga plazhi i Shkëmbit të Kavajës nga rreth 100 forca ushtarake të Forcës Detare, njoftuan burime zyrtare nga komanda.
Me një plan paraprak të detajuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Forca Detare angazhoi 4 mjete për transportin e mbeturinave për në qendrën e grumbullimit të mbeturinave të qytetit të Durrësit.
Aksioni i pastrimit në një gjatësi 2,5 km u drejtua nga komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





