Durrës, 20 maj 2014 – Nxënësit e shkollës jo publike “Rilindja” fituan 26 trofe në olimpiadat e qarkut dhe ato kombëtare në lëndët e matematikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë. Sot në ambjentet e Teatrit “Aleksandër Moisiu” u zhvillua ceremonia festive për 13 yje (nxënës) të kësaj shkolle, që fituan këto trofe në olimpiadat e ndryshme.
Fituesit dhe disa nga anëtarët e stafit pedagogjik, drejtoria e shkollës i vlerësoi në mënyrë të veçantë me shpërblime morale dhe materiale.
Kryeylli i aktivitetit ishte Rubin Deliallisi, i cili kishte fituar gjashtë trofe në olimpiadat e qarkut dhe ato kombëtare në lëndët kimi, fizikë dhe biologji. Drejtoria e shkollës i akordoi Rubinit titullin “Krenaria e Shkollës” dhe një çek prej 140.000 lekësh të reja.
Dymbëdhjetë “yjeve: të tjerë ju akordua titulli “Mirënjohja e Shkollës” bashkë me shpërblime monetare përkatëse.
Ceremonia, ku ndërthurej apeli i fituesve, poezi, muzikë, mirënjohje për trupën pedagogjike, premtime për më shumë trofe në të ardhmen zgjati rreth dy orë.
13 Yjet e shkollës "Rilindja"
1 rubin deliallisi
2Fiona Metalla
3 Andi Zaimi
4 Aldo Bejko
5 Adelsa Xhafaj
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





