Itali, 21 maj 2014 – Dorian Beqiraj, 36 vjeç, së bashku me një italian, në 17 shkurt 2013, tentuan të grabisin me armë një piceri në qytezën e Martelago-s, në provincën e Venecias. Ndonëse përdorën armët, nuk arritën ta grabisin picerinë, sepse pronarët e saj dhe disa nga klientët u përleshën me banditët dhe i çarmatosën ata.
Të martën, gjykatësi dha plot dyzet muaj burg për grabitësin shqiptar Dorian Beqiraj dhe 40 muaj të tjerë për bashkëpunëtorin e tij italian.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





