E mërkurë, 21 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Të përndjekurit, zbardhet ligji, formulë e re për dëmshpërblimin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ish-oficerët e kapur me 96 kg eksploziv: E morëm nga depot e ushtrisë
– Rama: Ndërhyrja në Lazarat, kur policia të bindet se është momenti
– Arsimi i lartë, Shkencat e Natyrës kundër reformës anglo-sanksone
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Paguhen 1754 të përndjeklur. Ligji i ri, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë jep detaje për skemën”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Kristaq Kume: Harta e re, si do të ndikojë në ndarjen elektorale
– Tregtarët e C4 ishin ushtarakë, zhduket grupi kriminal që e blinte
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Aleanca kundër drogës”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Kuvendi konfirmon lidhjet familjare: Xhoxhaj e Kristo, jo në gjykimin e ankesës së Nishanit për Xhukën
– Prnaga 4 ushtarakëve. Kapen me 100 kg C4, dy ende në detyrë
– Ormëni: Tërmetet, harta e rrezikut, Vlorë – Lushnje, Elbasan – Dibër
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Premtimet e qeverisë për BE-në, lufta kundër kultivimit të narkotikut do të bëhet me helikopter”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Tërmetet, Cërrku lëkundet përsëri, boshatisen tre pallate
– Tregtarët e tritolit, ish punonjës të ushtrisë
– PS-LSI rrëzojnë dekretin e Nishanit për ILDKPKI
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Tritoli i ushtirsë në duart e bandave të krimit. Arrestohet bërthama mafioze në ushtri, grabitën për terrorizëm 200 kg tritol”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Si do të ndahen 85 milionë USD për 2754 ish të përndjekur politikë
– Mjeku i rremë i kancerit: Tek unë gjen shpëtimin, në spitale e ke jetën në rrezik
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Plas sherri President Republike-Parlament-Gjykatë Kushtetuese. Zoti Bujar Nishani duhet të kërkojë që dy anëtarët e Kushtetueses të përjashtohen nga gjykimi i padisë së tij”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Reforma, edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës rrëzon draftin për arsimin e lartë
– Dëmshpërblimi për ish- të përndjekurit, tre propozimet e reja
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Ligj organic për Presidentin, mazhoranca bllokon pazaret e Nishanit me institucionet, nis beteja e votive për shkarkimin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Plas sherri midis koordinatorëve të bashës dhe krerëve të rretheve, protesta e së premtes drejt dështimit
– Edi Rama i përgjigjet Blushit: Do hyjmë në Lazarat, Berishës dhe Bashës nuk u ka dalë pija e 23 qershorit, presim të nisin gjyqet për dosjet e korrupsionit
– SHBA-BE shuplakë opozitës: Të mos përdoret droga për interesa partiake
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





