Ambasadorja Ursula Gacek, e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR në Tiranë ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pak më parë.
Gacek do të takohet me kryedemokratin Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.
Vetë Gacek disa ditë më parë e konsideroi problem shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e 25 prillit dhe qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë dhe shtetit.





