Itali, 5 maj 2014 – Dritan Brahimasi, 35 vjeç, me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali dhe një miku i tij italian i quajtur Ciro vodhën skela hekuri nga një godinë në ndërtim e sipër.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Shëngjergjit të Mantovës (San Giorgio di Mantova). Dy hajdutët, të hipur në dy vetura Fiat Uno dhe Y 10, (të dyja të vjedhura) ngarkuan me shpejtësi skelat e hekurit.

Një fqinj dyshoi në veprimet e tyre pikërisht ditën e dielë, ditë pushimi, dhe njoftoi policinë. Me afrimin e makinës së policisë dy hajdutët u larguan me shpejtësi, por policia arriti t’i bllokojë të dy veturat e hajdutëve.

Dritani u arrestua në flagrancë, ndërsa “kolegu” i vet italian ia mbathi duke kapërcyer gardhe dhe kanale ujitëse.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/