Brazil, 5 maj 2014 – Daryell Dikson Meneses Xavier, një praktikues i arteve marciale, e ka rrahur deri në vdekje vajzën e gruas së tij dhe më pas e ka dërguar në spital, ku ka raportuar se ajo i ka rënë nga dora.
 
Pas kontrolleve të detajuar të mjekëve është vërtetuar se foshnja ka pasur dëmtime të rwnda në kafkë që i kanw shkaktuar vdekjen. Gjithashtu fëmija kishte çarje në anus që sipas tyre ka ndodhur si pasojë e abuzimit seksual nga njerku i saj.

Por pasi ka hyrë në burg për krimin monstruaz të kryer, ai është torturuar dhe përdhunuar barbarisht nga 20 të dënuar. Sipas mediave braziliane për disa muaj ai është përdhunuar nga 20 të dënuar në të njëjtën kohë. 

Në të njëjtën mënyrë ai është pritur në dy burgjet ku është transferuar. Sipas dëshmisë së gardianëve të burgut, në momentin që të dënuarit e tjerë marrin vesh se për çfarë është dënuar organizohen dhe i japin ndëshkimin që sipas tyre drejtësia nuk është në gjendje t’ia japë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/