Durrës, 5 maj 2014 – Nga fillimi i këtij viti deri më sot mbi 50 lëkundje tektonike kanë ndodhur në një distancë nga 5-70 km nga qendra e qytetit të Durrësit. Fatmirësisht këto goditje tektonike kanë qenë me intensitet të ulët. Ato nuk kanë shkatuar viktima apo dëme materiale të dukshme. Shumica e tyre ka qenë më pak se dy gradë sipas shkallës Rihter dhe nuk janë ndjerë thuajse fare nga popullata. Të tilla goditje tektonike, gjithsesi kanë lënë pasoja jo të pakonsiderueshme në konfiguracionin e tokave rreth Durrësit. Ato kanë dëmtuar edhe vepra publike si psh. ujësjellësin kryesor, që furnizon qytetin e Durrësit nga burimet e ujit të pijshëm pranë fshatit Fushë-Kuqe.
Sic njofton z. Aleks Kalemasi, zëdhënës i Ndërmarrjes së Ujësjellës –Kanalizimeve Durrës, kjo ndërmarrje nesër, ditën e martë, do të ndërhyjë për të riparuar 7 difekte në tubacionin kryesor të ujësjellësit nga fshati Shkafane në Fushë-Kuqe . Këto difekte janë shkaktuar nga agjentë të forcës madhore si erozioni dhe lëvizjet tektonike. Nga ora 7 e mengjezit deri në orën 19.00, pikërisht për këtë shkak do të ketë anomali në furnizimin e qytetarëve të Durrësit me ujë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





