E hënë, 5 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Pasuritë e zyrtarëve. Presidenti kthen ligjin. Nishani nuk firmos ndryshimet për ligjin e ILDKP”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Fidel Ylli: Qeveria në trend të mirë, ministrat në stres nga Rama, punon 18 orë në Ditë. Blushi mund të këtë të drejtë nga ana statusore, por e rëndësishme është qeverisja

–   Gjendet dy fëmijët e gruas së burgosur, kaluan natën në tunele. Dy vëllezërit humbëm çelësin

–   Faqe false në facebook. Kandidat për Tiranën, Majko: Ju përshëndes për humorin

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Basha i vë ruspën SHQUPIT, shkatërrohet në ilegalitet godina që iu rrëmbye ushtrisë. Mungojnë leja nga KRT dhe Ministria e Mjedisit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Tritan Shehu:Duhet shkrirë kryesia e PD, u bë si byroja politike

–   Edi Rama shpërndan 100 tituj pronësie

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Si do të ndahen paratë e fajdeve. Tollozhina: Likuidimi i kreditorëve brenda 3 muajve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Skandali, uji i infektuar me E.Col në shtatë qytete

–   Rihapet dosja e masakrës së 1997 në Urën Vajgurore

–   Jamarbër Malltezi:  Unë në PD si koordinator i njësisë 8. PD po ringrihet fuqishëm

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Kali i Viçidolit. Një studim anglez që zbulon kurthin e Bersihës ndaj çamëve duke mbrojtur strategjinë e shtetit grek”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Misteri i vdekjes së emigrantit në traget, familjarët kërkojnë nisjen e hetimeve

–   Zgjedhjet në PD, nisin konfliktet pas udhëzimit ‘Basha’

–   ‘Shpërthen” Kastriot Myftaraj: Kadare dhe Baze fshehin të vërtetën

–   Mark Marku: Të gjitha rrymat në PD, duan dështimin e Bashës

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Përpjekja e fundit për statusin kandidat, frika nga konflikti politika. Bushati ne turne për statusin”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Premtimi i panairit të Punës, qeveria morën 14 mijë sivi, punësuam 800 persona

–   Kësti i kredisë FMN vjen në Tiranë për kontrollin

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “’Xhihadi’ shqiptar  me 28 të vdekur. Brigada shqiptare në Siri, 400 luftëtarë. Shqiptarët luftojnë të rreshtuar përkrah rebelëve, ndërsa serbët e rusët përkrah Bashar Al Assad. Raportuesi i OKB: Mbi 65 mijë vullnetarë në konfliktin sirian”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Një italian “misterioz” pas  përgjimit të shefit të antidrogës

–   Ekipi i Bashës për Tiranën, ja kush janë 40 koordinatorët

–   Sherefedin Shehu: Katër kontestimet e PD për reformën e pensioneve

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/