Durrës, 4 maj 2014 – Mëngjesin e sotëm, në portin e ri të peshkimit në Durrës, është vënë re një kufomë e sjellë nga deti.
Sipas policisë së Durrësit, kufoma është në gjendje mjaft të dekompozuar dhe nuk dihet ende identiteti apo përkatësia gjinore e saj.
Policia po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për të bërë të mundur identifikimin e kufomës. Mendohet se trupi mund t’i përkasë ndonjë viktime të mbytur në det.
Kufoma është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku pritet t’i nështrohet eskpertizës mjeko ligjore.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





