Tiranë, 4 maj 2014 – Veshja që ka mbajtur zonja e parë Odeta Nishani gjatë vizitës së saj në Malajzi, në kuadër të një seminari ndërkombëtar mbi autizmin me temë: “Autizmi nuk është një tragjedi, padija është”, duket se ka ngjallur disa komente negative në Facebook.

Sipas disa komentuesve femra, Odeta Nshani ka guxuar shumë me këtë veshje, duke mos iu përshtatur eventit dhe vendit ku ishte e pranishme.

Kjo nuk është e vetmja herë që zonja Nishani guxon. Një ndër fotot më të komentuara të saja në rrjetet sociale është ajo e realizuar në shtëpi pak kohë më parë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/