Durrës, 4 maj 2014 – Shtetasi Shahip Terziu, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, rezulton i zhdukur që prej 4 ditësh. Familjarët e tij tregojnë se mëngjesin e datës 1 maj ai ka dalë nga shtëpia, në zonën e plazhit për të mos u kthyer më.
Zhdukja e 70 vjeçarit është denoncuar në policinë e Durrësit nga familjarët e tij, por megjithë kërkimet intensive nuk është bërë e mundur lokalizimi i vendndodhjes së Terziut.
Për këtë arsye familjarët e 70 vjeçarit kanë kërkuar dhe bashkëpunimin e komunitetit të Durrësit. Ata ftojnë të gjithë ata që e kanë parë të moshuarin të njoftojnë lidhur me vendndodhjen e tij në policinë e Durrësit.
Familjarët pohojnë se Shahip Terziu nuk kishte arsye për t’u larguar nga banesa apo konflikte me persona të tjerë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





