Malajzi, 4 maj 2014 – Hetimet e detajuara lidhur me zhdukjen e avionit MH370 të kompanisë Malaysian Airlines, më 8 mars të këtij viti, nxjerrin në pah se të dhënat për fluturimin, për rrugën, pasagjerët dhe ngarkesën nuk janë të sakta. Nga hetimet është zbuluar se në avion ishte një ngarkesë e panjohur prej mbi dy ton, raporton Daily Mail.
Drejtori i Malaysia Airlines, Ahmed Yahyi, ka thënë se në aeroplan kishte mbi 4.5 tonë fruta ekzotike dhe një ngarkesë prej 200 kilogramë bateri litiumi, në një pjesë të veçantë të kontejnerit.
Pikërisht kjo deklaratë dhënë në fund të marsit, ka shkaktuar dyshime. Shifrat të cilat ai i prezantoi nuk përputhen me të dhënat e publikuar. Ndërkohë numri i anëtarëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve nuk ka ndryshuar.
Në njoftimin e publikuar thuhet se kompania NNR Global në aeroplan, në kontejnerin e ndarë ka vendosur 133 objekte identike në total të peshës prej 1.99 tonëve dhe 67 objekte tjera me peshë 463 kilogramë, që bashkë japin masën prej 2.4 tonë. – pra, 2.2 tonë më shumë nga çfarë është thënë në fillim. Po ashtu, në njoftim nuk thuhet se për çfarë objektesh është fjala, por është e qartë se shifrat nuk përputhen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





