Durrës, 3 maj 2014 – Ajo është Dasara Malltezi, mbesa e madhe e ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kohët e fundit ka qenë mjaft e përfolur në mediat shqiptare.

Këtë herë, ajo ka postuar një foto në adresën e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, në të cilën ka vendosur mbishkrimin: “Kur ske ca ben, je n Lalz, bie shi furtune, ska asgje tbukur thua ca tbej edhe un dal eci deri afer Kepit te Rodonit dhe mbrapsht edhe kur mle bateria e iphone n gjysem t rruges xp #pulelagur #lalz #bored".

Ajo që e ka futur edhe më shumë Dasarën në botën e medias dhe ka bërë që për të të flitet shumë, krahas sjelljeve dhe veprimeve të saj (si p.sh qëndrimeve të shumta të pikëpamjeve të saj mbi situatën politike në vend, dhe jo vetëm), ka qenë shkrimi në një moshë kaq të re, i një libri, të quajtur “Guidë për lëndën e letërsisë”.