Siri, 3 maj 2014 – Një shqiptar ka humbur jetën sot në Siri. Bëhet me dije se shtetasi kosovar jetonte prej vitesh në Luksemburg dhe ka humbur jetën bashkë me një shtetas afrikan, me të cilin ju bashkua një grupi të armatosur, ku dhe humbën jetën. Ndërkohë, nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre.
Sipas burimeve të njëjta kosovari kishte shkuar bashkë me afrikanin për të luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad në Siri. Kosovari shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Këtë lajm e ka konfirmuar para pak një çasti edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luxemburgut, sipas të cilëve dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërmi të Al-Kaedës.
Siria, vetëm gjatë këtij viti mori jetën e 10-të shqiptarëve
Në janarin e këtij viti u publikua lajmi për vdekjen e Hetem Sinan Dema në Siri Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Kurse në prill u raportua se dy ferizajas janë vrarë në konflikte të armatosura në Siri. Ende pa u mbushur një javë e plotë (para katër ditësh) nga mediat tona po ashtu u shkrua për vrasjen e Egzon Avdyli që konsiderohej se ishte viktima e fundit shqiptare në Siri. Por me rastin e fundit, duket se nuk ndalen vrasjet e shqiptarëve?!, citon Preshevajonë.





