DURRËS, 3 maj 2014 –  Ja pse bën mirë autoritetet e Durrësit që pastruan këto ditë muret e kalasë së Durrësit nga bimët kacavjerrëse, kjo dhe për faktin se bari i murit (latinisht parietaria) shkakton kryesisht astmë bronkiale të bashkëshoqëruar me rrufë alergjike për ata që banojnë afër tyre, ky është përfundimi i një studimi mjekësor në qytetet e Durrësit, Krujës, Beratit dhe Tiranës.

Bari i murit (parietaria) është një bimë shumë alergjike që gjendet kryesisht në rajonin e Mesdheut dhe i përket familjes dythelbore të urticaceae (hithëroret) e ku bëjnë pjesë mbi 10 specie të veçanta.

Në rajonin e Mesdheut më të përhapura janë: parietaria judaica, parietaria officinalis, parietaria lusitanica, parietaria cretinica, parietaria mauritanica, etj.

Në rajonin e Mesdheut kjo bimë lulëzon pothuajse gjatë gjithë vitit dhe poleni i saj mund të kapet në ajër nga shkurti / marsi deri në nëntor.

Ka dy periudha piku, kur nivelet janë të afta të japin simptoma: mars-qershor-korrik dhe gusht-tetor.

Poleni i parietaries mund të shkaktojë astmë bronkiale, rrufë alergjike si dhe konjuktivit alergjik.

Shumë studime dëshmojnë që poleni i parietarias është një nga shkaqet më të shpeshtë të polinozave në rajonin e Mesdheut.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/