Angli, 1 maj 2014 – Sergio Aguero i ka shkaktuar befasinë më të madhe të jetës një tifozi të Manchester City duke u paraqitur pa paralajmërim në shtëpinë e tij dhe duke i ofruar atij mundësinë e punësimit në klubin e Premierligës.
Lee John Kenny, 24-vjeç, nga Stretford në Manchester, fitoi garën për anëtarësime të reja të quajtur Cityziens. Aguero mbërriti në adresën e Kennyt, në një zonë që njihet si sinonim i rivalit lokal Manchester United, dhe ia dorëzoi atij kartelën e stafit për punën e re në Etihad Stadium.
“Sergio Aguero ishte njeriu i fundit në botë që do të prisja se do të paraqitej para derës së shtëpisë time në Stretford”,- deklaroi Kenny, tifoz i Cityt për më tepër se 20 vjet.
“Punësimi në City është ëndërr e bërë realitet për mua pasi kurrë nuk kam menduar se do të ndodhë. Ishte befasi të cilën nuk do ta harroj kurrë”,- u shpreh ai.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





