Tiranë, 1 maj 2014 – Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit.  Të dhënat zyrtare nga KESH tregojnë se kuota e ujit në basenin e Fierzës është rritur në mbi 285 metër mbi nivelin e detit, ndërsa në fillim të muajit ishte afër pikës minimale. 

Sipas KESH vetëm gjatë prillit rezervat hidrike në vend u rritën me mbi 50 për qind. Ndërkohë përveç kësaj, reshjet e shiut kanë përmirësuar rezervat energjetike në të gjithë rajonin, çka ka sjellë sipas KESH edhe uljen e çmimeve të energjisë nga importi. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/