Itali, 1 maj 2014 – Roland Tartari, 24 vjeç, u arrestua nga karabinierët për shpërndarje kokaine. Ai u ndalua në rrugë në zonën e Riminit.

Gjatë kontrollit, karabinierët i gjetën të fshehura në të mbathura 50 gram kokainë të pastër.

Pas arrestimit të tij, karabinierët i kontrolluan banesën në qytezën e Viserbas, afër Riminit.

Në shtëpi, të riut shqiptar iu gjet një peshore precizioni, që shërbente për peshimin e kokainës.

Gjykata e Riminit vlerësoi masën e arrestit në flagrancë dhe e dënoi Rolandin me 20 muaj burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/