Itali, 1 maj 2014 – Imzot Xhuliodori (Giuliodori) i dioqezës së Maceratës në Itali nga 1-4 maj do vizitojë Shqipërinë.
Vizitën e parë do ta bëjë në zonën e Bathores, në Tiranë, ku po ngrihet kisha e re katolike dedikuar Papa Vojtilës, të sapo shpallur shenjt.
Më pas, prelati i lartë italian do të vizitojë objekte të kultit katolik në Krujë, Shkodër, Blinisht dhe në fshatin Arameras, ku sapo është rikonstruktuar një kishë dedikuar Shën Kiarës.
Kjo kishë është ngritur edhe në sajë të kontributit në të holla të disa klerikëve katolikë italianë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





