Durrës, 1 maj 2014 – Teuta ka fituar me Lushnjën me rezultatin 0-2, por po kështu një fitore të rëndësishme ka arritur edhe Laçi ndaj durrsakët vazhdojnë të renditen në vendin e katërt me pikë të barabarta me Laçin dhe gjithçka për durrsakët do të vendoset në javën e fundit.

Teuta nuk e ka patur të vështirë në ndeshjen kundër ekipit lushnjar që ka patur shumë nga të rinjtë në fushë dhe natyrisht Lushnja e rënë tashmë një kategori më poshtë nuk ka motivim maksimal.

Teuta ka shënuar shpejt që në minutën e 10 me anë të Daniel Xhafaj dhe më pas e ka dominuar takimin, por pa arritur të shënojë përballë një Lushnje që bën rezistencë, por nuk arrin të kundërsulmojë.

Pjesën e dytë durrsakët shënojnë edhe golin e dytë, ndërkohë që lushnjarët vazhdojnë të mbrohen madje krijojnë edhe ndonjë rast sporadik, por gjithsesi Teuta arrin një fitore që e mban në garën për Evropë.

Barazimi me Kukësin, i arritur në javën e 31-të të kampionatit, i ka mbyllur përfundimisht hesapet për titullin dhe Skënderbeu është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, trofe të cilin e fiton për herë të katërt radhazi. Korça në festë, duke qenë “padronia” e Superiores në vendin tonë. 

 

Kategoria Superiore Java e 31-të

SKËNDERBEU-KUKËSI  3-3
Golat: Ribaj 20′, Pejic 58, 61′ / Izucuku 64′, Cikalleshi 66′, Hysa 84′
Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, A.Mahmuti

LAÇI-PARTIZANI   2-0

Golat: Vucaj 65′ (pen), Vucaj 74′
Gjyqtarë: K.Meta, E.Barushi, D.Rexha

LUSHNJA-TEUTA   0-2

Golat: Xhafaj 10′, Beqja 47′
Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, Sh.Ziri

VLLAZNIA-FLAMURTARI   1-0
Golat: Beqiri 88′
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Doda, R.Avdo

KASTRIOTI-TIRANA    2-3
Golat: Turdiu 66′ (pen), Ferraj 85′ / Peposhi 39′, Muca 40′ (pen), Limani 82′
Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, E.Pashaj

BYLISI-BESA (0-3 në tavolinë)

 

Dy javët përmbyllëse të Superiores

JAVA E 32-të (3 MAJ)
Partizani-Skënderbeu
Laçi-Kastrioti
Kukësi-Lushnja
Besa-Vllaznia
Flamurtari-Tirana
Teuta-Bylisi (3-0)

 

JAVA E 33-të (10 MAJ)
Skënderbeu-Laçi
Lushnja-Partizani
Vllaznia-Teuta
Tirana-Besa
Kastrioti-Flamurtari
Bylisi-Kukësi (0-3)

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/