Grida Duma, e cila u mandatua si deputete për Partinë Demokratike për zonat e Kavajës dhe Rrogozhinës është rikthyer sërish për t’u shprehur mirënjohjen demokratëve që e mbështetën në zgjedhjet e 25 prillit.
Duma shkruan në Facebook se ka zhvilluar biseda në Golem, Synej e Luz, ku në fokus ka qenë merita e qëndrimet e vyera të banorëve të këtyre zonave, të cilët i falenderon që në momente të tilla nuk përkulen.
“Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanê sot mirënjohjen më të madhe e të thellë!
Në Golem, Synej e Luz, zhvilluam biseda të qarta për meritën e qëndrimet e vyera së pari të demokratëve.
Falenderime për gjithë që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen!
Demokratët nuk dorëzohen!”
Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanê sot mirënjohjen më të madhe e të thellë! Në Golem,…
Posted by Grida Duma on Sunday, May 2, 2021





