Tiranë, 27 prill 2014 – Grida Duma pritet të jetë kandidatja e opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Ish-zv.ministrja e Integrimit, aktualisht koordinatore e Marrëdhënieve me Publikun në PD po përgatitet që përmes promovimit në sferat e larta të partisë, pavarësisht se është emëruar me firmën e kryetarit, por dhe me daljet e shpeshta publike, që të jetë ajo garuesja e së djathtës në kryeqytet.
Mediat shkruajnë sot se pavarësisht se nuk e ka mbështetjen e të gjithë strukturave PD-së së kryeqytetit dhe nuk ka marrëdhënie të mira me disa prej femrave të fuqishme të partisë, Duma është e vendosur të dalë përballë kandidatit të majtë, i cili pavarësisht hamendësimeve të shpeshta në media, nuk ka ende një emër konkret.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





