Vladimir Klitschko vazhdoi serinë dhjetëvjeçare të fitoreve duke mposhtur Alex Leapain me nokaut në raundin e pestë dhe mbrojti brezat e tij të kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Ukrainasi, 38-vjeç, e rrëzoi kundërshtarin pas pak më tepër se një minute në Oberhausen, Gjermani, dhe ishte nën kontroll të ballafaqimit.

Australiani Leapai shquhet si goditës i fuqishëm, por asnjëherë nuk pati rastin t’i krijojë telashe kampionit që e dominoi ndeshjen.

Ai kishte mposhtur Denis Boystovin në nëntor, duke u bërë kandidat nga versioni WBO.

Leapai synoi të bëhej australiani i parë qe fiton titull në kategorinë e rëndë.

Mirëpo, ai nuk paraqiti kërcënim për kampionin në fuqi të versioneve WBA, IBF, WBO dhe IBO, që ka fituar në 19 ballafaqimet e fundit. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/