27 prill 2014 – Shënon Armando Sadiku, por derbin shqiptar në përballjen Zyrih – Luzern e fiton Jahmir Hyka. Dy futbollistët e kombëtares shqiptare u përballën me njëri- tjetrin në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Zvicrës, madje të dy e nisën titullarë këtë sfidë të luajtur në Zyrih.
Sulmuesit 22-vjeçar i mjaftuan vetëm 12 minuta në fushë për të zhbllokuar rezultatin, por Luzerna reagoi me dy gola në pjesën e dytë që u realizuan nga Wiss dhe Winter në minutat 52 dhe 26. Pikërisht në golin e fitores Hyka rezultoi vendimtar me assistin e dhënë për Winter.
Gjithsesi kjo ndeshje kishte pak vlerë për Zyrihun, që e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League me suksesin në Kupën e Zvicrës përballë Baselit.
Zhbllokohet më në fund edhe Hamdi Salihi, që nuk shënonte prej shumë javësh në kampionatin izraelit. Sulmuesi shkodran realizoi golin e vetëm të takimit ndaj Hapoel Haifa, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme Hapoel Acre në luftën për mbijetesë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





