E dielë, 27 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Krimi te Ali Demi, RENEA arreston dy vrasësit e biznesmenit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Mandatet e katër ministrave, intrigat për tre femrat që ju zënën vendet në Parlament

–   Sekretet e ushtrisë, pse Kodheli kërkon t’i marrë në varësi

–   Ngjela: Pas daljes së letrës së SHISH të ikë Rama ose Lika

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Visho Ajazi nxjerr bllof Berishën: S’ka trafik droge nga ushtria”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Në Patos, pritë në hyrje të shtëpisë

–   11 rekomandime për kreditimin e ekonomisë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Visho Ajazi, SHISH nxjerr bllof PD-në, nuk ka prova”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Gjin Gjoni, zbulohet dhurata për gruan e dytë

–   Gruda Duma, gati kandidimi për Bashkinë e Tiranës

–   Meta: Mbështetje për prodhuesit dhe eksportuesit

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Fluturon, fluturon … Vishua”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Një thënie e Kadaresë për KLD-në dhe versioni kosovar i Dhora Lekës

–   Suplementi i së dielës: Llixhat e Elbasanit dhe Vlora tjetër

–   Fotoja Fevzo – Blushi e 23 viteve më parë dhe … E njihni një Evangalos Doules?

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Avionët e drogës, SHISH: S’kemi prova”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Kredia e bulevardit të ri të Tiranës, dosje në prokurori

–   Zbulohet një tjetër kompani e Gjin Gjonit

–   Patos, vritet në pritë emigranti 39 vjeçar

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Hetimet e Shkëlqim Ganajt për familjen alarmojnë Sali Berishën, kërcënon me grusht shteti nëse i preken pasuritë, ja lista e personave që kërkon t’i marrë në mbrojtje”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Visho Lika trembet pas deklaratës së NATO, mohon informacionin e avionëve me drogë

–   Deputetët e PS: Dosja e koncesioneve do shkojë në Prokurori, drejtësi për vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve

–   Kush e nxorri shkresën sekrete të SHISH nga zyra e Kodhelit dhe pse ministrja hesht për skandalin?

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/