Tiranë, 26 prill 2014 – Këto foto, të realizuara nga Arben Çeli i agjencisë Reuters, tregojnë Florie Gjanën, 30 vjeç, e cila rrit me shumë mundim tre fëmijët e saj në një bunker në periferitë e Tiranës. Në foton kryesore duket Floria ndërsa sheh djalin e saj, Sajmirin të pikturojë në muret e bunkerit komunist. Sajmiri është 9 vjeç dhe ka dhe dy motra, Marien dhe Fatbardhën.
Florie Gjana, vejushë prej gjashtë vitesh, jeton në bunkerin që i shoqi e bleu 12 vjet më parë për 350 mijë lekë të reja.
Bunkeri është i ngrohtë në dimër dhe i freskët në verë, megjithatë kur bie shiu, uji depërton brenda.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





