Këngëtari Stine, emri i vërtetë i të cilit është Nesit, është përfolur shumë në mediat rozë për martesën me Gracielën, nënën e vajzës së tij, Estias.
I ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, Stine ka treguar se çfarë ka ndodhur me jetën e tij dhe u ka dhënë fund njëherë e mirë zërave që flasin për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Ester Bylyku: Njerëzit të dijnë të ndarë ty dhe Gracielën, si është e vërteta?
Stine: Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë.
Ester Bylyku: Google e thotë, çdo njeri që përdor internetin e di. A keni qenë të ndarë?
Stine: Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë.
Marrëdhëniet mes çiftit kanë pësuar krisje herë pas here dhe lajmi që bëri bujë në media ishte deklarata e Stines në Instagram, ku lajmëroi fansat se ishte ndarë nga partnerja e tij, e cila është këngëtare gjithashtu.
Por duket se dyshja nuk qëndroi dot për shumë gjatë larg njëri-tjetrit dhe u bashkuan sërish para një viti.





