Itali, 26 prill 2014 – Në qytezën e Busto Arsicios (Busto Arsizio) në rajonin e Lombardisë një emigrante shqiptare, 21 vjeçe lindi në banjë. Ajo ndonëse ishte 7 muajshe nuk e kishte kuptuar, që ishte shtatzënë.
Në mesnatë shkoi në banjo për nevojat personale dhe në bidenë e banjos lindi beben 1500 gramë. I shoqi i tmerruar lajmëroi ndihmën e shpejtë, por bebeja fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.
Kur ndërroi jetë, ende kordoni e mbante lidhur me të ëmën, që ishte në gjendje shoku nga tronditja psikologjike dhe nga hemoragjia.
Mjekët ligjorë do të kryejnë të hënën autopsinë e foshnjes, për të zbuluar nëse ai lindi i gjallë dhe më pas humbi jetën, apo nëse kishte vdekur që në barkun e nënës, identiteti i të cilës nuk është bërë ende publik.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





