26 prill 2014 – Zoltan Kenesei dhe Matyas Lazar sërish në qendër të vëmendjes për trukim të ndeshjeve.

Dy ish lojtarët e Tiranës në vitet 2000 akuzohen se ishin sekserë dhe drejtues të klanit mafioz azitik, grup që manipulonte sipas akuzave ndeshjet e kampionatit hungarez.

Pikërisht 2 ish-lojtarët hungarezë janë paditur, sepse manipulonin gjyqtarë e arbitra duke u dhënë para, organizonin bastet dhe të gjitha këto i bënin për llogari të të famshmit kryemafiozit Dan Tan, njeriut që akuzohet se ka manipuluar ndeshje në të gjithë planetin.

Ndërkohe avokati i dy ish lojtarëve i konsideroi qesharake akuzat ndaj Keneseit dhe Lazar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/