Itali, 26 prill 2014 – 3 lëkundje sizmike në harkun kohor të pak orëve janë regjistruar në rrethinat e Peruxhës, në Itali.
Tërmeti i parë, sipas Institutit kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë, është regjistruar natën mes të premtes dhe të shtunës. Lëkundja e parë ka pasur intensitet 2.4 ballë dhe është regjistruar në 00.51 të së shtunës.
Lëkundja më e fortë është regjistruar në orën 06.13 të mëngjesit të sotëm dhe ka pasur intensitet 3 ballë të shkallës Rihter.
Ajo është shoqëruar nga një tjetër lëkundje në orën 06.27 me intensitet 2.4 ballë. Lëkundja më e fortë është regjistruar në thellësinë 7.3 km.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





